NATO nuk kërkon përballje, por është e vendosur për të mbrojtur anëtarët e saj përballë kërcënimeve që vijnë nga lindja ose jugu, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“NATO nuk kërkon përballje, por do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e anëtarëve të saj”, theksoi Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun, Klaus Iohannis.
“Bota po ndryshon, ne shikojmë një Rusi më të vendosur, që po provon të intimidojë fqinjët dhe të ndryshojë kufijtë me forcë”, shtoi ai.
Në një vizitë njëditore në Bukuresh, kreu i NATO-s inauguroi një qendër komandimi dhe kontrolli të Aleancës, e para nga gjashtë qendra të këtij lloji të parashikuara në Evropën Lindore.
“Kjo qendër nuk do të jetë një bazë ushtarake, por një lagje ekskluzivisht mbrojtëse”, theksoi Stoltenberg.
NATO vendosi në muajin shkurt riforcimin e mbrojtjes në krahun lindor duke krijuar një forcë të re prej 5 000 trupash dhe krijimin e gajshtë qendrave komandimi dhe kontrolli në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani