Cristiano Ronaldo është votuar më i miri i botës nga gazetarët, duke i dhënë kështu atij Topin Artë të katërtin në karrierë.
Ai në një intervistë për L’Equipe ka thënë se kjo është një nder i madh për të, dhe një ëndërr e bërë realitet, transmeton Koha.net.
“Një nder i madh të pranoj Topin e Artë për herë të katërt. Emocionet janë si në herën e parë, kjo është një ëndërr e bërë realitet.
Asnjëherë nuk e kam menduar se do të fitojë katër herë Topin e Artë, prandaj jam shumë i kënaqur dhe i lumtur.
Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, kombëtaren time, Real Madridin, dhe të gjithë njerëzit dhe lojtarët që më ndihmuan ta fitoj këtë çmim individual.
Siç mund ta imagjinoni ndihem shumë krenar dhe i lumtur që pranoj këtë top të bukur e të mrekullueshëm”, është shprehur Ronaldo. (b.an)