Komisioni i Venecias rrëzoi pretendimet e Partisë Demokratike dhe opozitës sa i takon kushtetueshmërisë së ligjit të Vettingut.
Në opinionin e dorëzuar, Venecia vlerëson se ligji është në përputhje të plotë me kushtetutën.
Por edhe pse opinioni i Venecias ishte në kundërshtim me qëndrimin e PD, Berisha e quan një sukses të Partisë Demokratike.
Postimi i Berishës në facebook:
Komisioni i Venecias foli perseri!
Nje sukses tjeter madhor i opozites ne mbrojtjen e standarteve nderkombetare te sistemit te drejtesise!
Rama nuk mund te kape drejtesine.
Te dashur miq, opozita, ekspertet e saj te shkelqyer, derguan ne Gjykate Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me kete ligj, Edi Rama vendos ne kthetrat e tij nepermjet institucioneve qe drejtohen nga sekretare mafioz te burimeve njerezore apo statutit te Partise Siçiliste.
Ky shqetesim madhor i opozites merr pergjigje te shkelqyer nga Komisioni i Venecias, i cili ne konkluzione te miratuar prej tij vlereson ne menyren me serioze kete shqetesim, dhe ne konkluzione dhe ne nje seri nenesh si 64; 58; 57 i kerkon Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje ligjin dhe te garantoje kontrollin e plote te procesit nga trupa kushtetuese, te drejtoje dhe kontrolloje plotesisht procesin e vettingut si dhe çdo prove, dokument apo gje tjeter te organeve qe varen te Edvini!
Ky eshte nje sukses i madh i eksperteve te opozites, te cilet ndonese nuk i jane drejtuar vet komisionit, por gjejne plotesisht te adresuara nga ky komision shqetesimin per te cilin ju drejtuan Gjykates Kushtetuese! sb
/a.m