Fokusi i seancës së të enjtes në parlament për Partinë Socialiste do të jetë ligji i Vettingut.
Burime për report tv nga mbledhja e grupit të PS bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kapen fort pas Vettingut dhe të ‘sulmojnë’ në seancë.
“E gjithë seanca e të enjtes, fokus Vetingun. Kapuni fort pas Vettingut dhe sulmoni në seancë”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve të pranishëm në mbledhjen e grupit.
Edhe pse Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese duke vlerësuar se ligji për Vetting-un është në rregull, selia blu i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese që të vijojë të shqyrtojë ligjin sipas kërkesave të PD-së, ku kërkesa bazë është, rrëzimi i Ligjit.