Roma ka hyrë në garë për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.
Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka humbur vendin e tij në skuadrën e parë të Chelseat, pasi trajneri Antonio Conte preferon dyshen Nemanja Matic dhe N’Golo Kante.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, ndër to edhe ajo italiane, Roma, shkruan Il Tempo.
Roma shpreson se do të huazojë Fabregasin deri në fund të edicionit me mundësi blerje, por ka konkurrencë të madhe edhe nga Milan. /a.m.