Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se edhe ai 5 përqindësh që preket ka kohë mjaftueshëm për t’u ristrukturuar dhe për të mos u mbyllur edhe pas nisjes së zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër, ministrja Ekonomi deklaroi se janë duke negociuar me Italinë në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga efektet e këtij ligji.
“Ligji i Call Center-ave është pjesë e miratimit të buxhetit në Itali dhe në fakt ai kërkon të rregullojë aktivitetin informal të Call Center-ave në Itali. Duke dashur të rregullojë këtë gjë mund të ketë një pasojë edhe në Shqipëri por jo aq sa ne po e dëgjojmë së fundmi sepse në fakt ai rregullon më shuam ato që kanë të bëjnë me inbound, shkëmbimet telefonike që bëhen brenda territorit. Në Shqipëri funksionojnë më shumë outbound ndërkohë që ai u ka lënë edhe kohë kompanive që të kenë mundësi të raportojnë për gjendjen e biznesit të tyre për një periudhë prej 90 ditësh. Ne bëmë një takim edhe me përfaqësuesit italian të Call Cenetr-ave në Shqipëri dhe u përpoqëm të themi se kjo zgjidhje do të jetë një zgjidhje edhe në hapësirë më të gjatë duke pasur parasysh që Shqipëria është një vend që aspiron BE dhe ka njohuri të forta në kulturën italiane për ta marrë në konsideratë. Besoj se në këtë situatë që jemi Call Center-at do ta shikojnë avash-avash se çfarë mund të ketë pasojë ky ligj i ri që ka miratuar Italia, por unë besoj që edhe Call Center-at shqiptarë janë bërë gati për të ndjekur kërkesat e ligjit që po tregon ai i buxhetit në Itali. Deri tani në Shqipëri punojnë 804 kompani të cilat që kanë rreth 25500 të punësuar, nga këto më shumë se 95 % japin shërbim të outboundit që kështu 95% nuk kanë për t;u prejur nga këto ndryshime ligjore që po ndodhin në Itali. Për pjesën tjetër është një diskutim lidhur me si kanë për të plotësuar kërkesat e këtij ligji që vjen sot nga Italia”, tha ministrja Ekonomi.