Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin në lidhje me ligjin e ‘Vettingut’, pjesë e paketës për reformën në drejtësi. Mësohet se në qëndrimin e tij Komisioni, ka shprehur vlerësim pozitiv për këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese. Lidhur me këtë fakt, Venecia i është përgjigjur Kushtetueses për disa çështje.
Po ashtu, Venecia shtoi se Vettingut duhet t’i nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetueses.
“Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi ligji i Vettingut është pozitiv. Ligji i Vettingut, i nevojshëm për Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin. Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut.”, citohet në opinionin e Venecias.
Komisioni i Venecias theksoi se dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.
ma.me