Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të ngritur mbi çështjen e pajisjes së përgjimit ‘Emsi Catcher’. Flamur Noka nën cilesine e kryetarit të Komisionit hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme”, i ka drejtuar disa pyetje ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, por ky i fundit e ka keshilluar qe t’i drejtohet organit te akuzes.
Debatet e zbardhura
Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?
Tahiri: Cila ishte pyetja më fal?
Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?
Tahiri: Unë jam në dijeni për çdo çështje qëe ka të bëjë me përmbushjen e detyrës sime në bazë të ligjit, për çdo çështje tjetër ju këshilloj ti drejtoheni institucioneve përkatëse.
Noka: Jo nuk jeni këtu për të më këshilluar mua, por jepni sqarime sipas ligjit
Tahiri: Për çështjen në fjalë ka një hetim nga prokuroria dhe ju këshilloj të merrni të dhëna nga atje për këtë çështje
Noka: Nuk jeni këtu për të më këshilluar
Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjet e mia jeni i gatshëm të bëni dhe kallzim ndaj meje
Noka: Në një emision televizion keni thënë se ‘Emsi Catcher’ është vetëm për të gjurmuar numrat jo bisedat
Tahiri: Mund ti referoheni emisionit të Sokol Ballës dhe atyre çfarë kam thënë në emision
Noka: Zoti dëshmitar, keni thënë në një emision televiziv se pajisja ‘Emsi Cathcer’ është përdorur nga specialistët italianë dhe vetëm italianë dhe asnjëherë nga policia shqiptare
Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam thënë publikisht
Noka: Në datën 2.6.2015, në burgun 302, në librin e protokollit ekziston një nr protokolli i shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut të futet makina me targa aa.. me Entjol Xhelili drejtues, për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut. A është punonjësi Xhelili punonjës policie>
Tahiri: Mund t’i referoheni prokuroris për këtë
Noka: Keni apo jo dijeni?
Tahiri: Besoj se shqip fola
Noka: Xhelili është punonjës policie apo jo?
Tahiri: Referojuni regjistrit të policisë
Noka: O Pjerin mos e ndihmo. Po ky njeh dhe numrin e uniformave të policisë
Noka: z Dëshmitar, pajisa është përgjime?
Tahiri: Megjithë respektin, referojuni hetimeve të prokurorisë