Zef Marku flet me zërin që i dridhet: “Mendova se ishte një kotele, por ajo ishte një vajzë e vogël”. 44-vjeçari me origjinë shqiptare, Marku si çdo mëngjes dje ishte duke shkuar për në punë. Rezultoi të ishte një mëngjes i paharrueshëm për të, për shkak se si gjeti një të porsalindur të braktisur, e lënë në tokë në një djep të improvizuar, pranë portës së ndërtesës që përdoret nga Caritasi në Brescia.
Lucia Maria, e kanë punonjësit e spitalit vajzën e mitur, pasi panë se është gjallë dhe me shëndet të mirë. 44-vjeçari, i cili punonte si roje në një seminar, është njoftuar nga një kalimtar se në godinën ku ai punonte kishte dëgjuar një zë që ngjante me një mace të braktisur. Zefi tha se kur e kishte gjetur foshnjen të mbështjellë me peshqir, nxitoi ta mbështillte me një batanije dhe lajmëroi urgjencën.
ma.me