Elseid Hysaj ka bërë për vete anglezët. Pas Manchester United dhe Chelsea-t, në garë për mbrojtësin shqiptar është futur edhe Manchester City. Kështu shkruan Daily Star, i cili shton se Guardiola është gati të hyjë në ankand për shkodranin e Napolit që në merkaton e janarit.
City ka shfaqur dobësi të theksuara në mbrojtje në takimet e fundit dhe Guardiola është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.
City është vetëm emri i fundit në një listë të mëdhenjsh që monitorojnë lojtarin kuqezi, pasi të interesuar për të janë shfaqur më parë edhe Barcelona, Bayern, Atletico e Arsenal, edhe pse Napoli nuk ka marrë oferta zyrtare.
d.i.