Një 53-vjeçar shqiptar ka denoncuar një transeksual për vjedhje në Piacenza të Italisë.
Shqiptari rrëfeu në polici se transeksuali i kishte kërkuar ta merrte në kamion. Pas disa momentesh, transeksuali ishte përpjekur të kishte kontakt fizik me shqiptar, madje edhe e kishte puthur para se të largohej nga kamioni, shkruajnë mediat italiiane.
Vetëm më vonë, arriti ta dallonte 53-vjeçari që në xhepin e xhaketës së tij ishin zhdukur 1 mijë euro. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Coppalati në qytetin e Piacenzas.