Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, teksa luhej ndeshja për Kategorinë I mes këtij ekipi dhe Sopotit. Ndeshja është ndërprerë për disa çaste pasi një i ri me parashutë është rrëzuar në fushën e lojës. Ai është shoqëruar më pas nga Policia dhe po hetohet nëse e ka bërë qëllimisht veprimin.