Burime të Gazetës Express, nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se nuk bëhet fjalë për ndonjë bombë dore apo diçka tjetër, por për një bombolë … cila ka shkaktuar megjithatë një shpërthim të fortë…Shpërthimi që ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës jo më larg se tetë metra nga shtatorja e Zahir Pajazitit, sipas hetimeve paraprake del te jetë një shpërthim i një bombole.
Burime nga hetues të forenzikës i kanë thënë Express’it se shpërthimi ka ndodhur pak pas koncertit të rock grupit Troja.
Nga shpërthimi nuk ka pas të lënduar në përjashtim të thyerjes se xhamave të një lokali.
Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar, shpërthimin.
Sipas zëdhënësit Baki Kelani, rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim.
“Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore. (b.an)