Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar formatin e ri për kompeticionet evropiane për periudhën 2018-2021. Vec formatit, u vendosën edhe stadiumet ku do të luhen finalet e vitit 2018. Në Lion do të luhet finalja e Champions League ndërkohë finalja e Europa League do të luhet në Kiev. Komiteti miratoi koefiçentët e kampionateve nga të cilat përcaktohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në kompeticionet e rëndësishme. Seria A italiane favorizohet pasi kampionati italian rikthehet pas disa vitesh me 4 ekipe në Champions.
Ja çfarë ndryshon:
Fituesja e Europa League do të marrë pjesë në fazën e grupeve direkt në Champions League (aktualisht kryhen fazën eliminatore)
4 skuadrat e para të 4 shteteve me rankimin më të lartë (Spanja, Italia, Anglia, Italia) marrin pjesë direkt në fazën e grupeve.
Të gjitha detajet e listës së aksesit për dy kompeticionet finalizohen në fund të vitit.
Sistem i ri koefiçentësh për ekipet. Skuadrat vlerësohen individualisht.
Për të kalkuluar koefiçentin do të konsiderohen edhe arritjet në historinë e kompeticionit. (Pikë speciale për ekipet që kanë fituar tituj evropianë apo kanë arritje)
Champions league ndryshon edhe orarin. Nga 2018-2019, ndeshjet fillojnë nga ora 19.00 kur luhen 2 ndeshje ndërkohë 6 luhen në 21.00. Një revolucion që përkon me oraret e Europa League.
/a.m.