Muaji dhjetor është ndër muajt më të bukur e më të shumëpritur të vitit, pasi rrethohet nga atmosfera shumë e ngrohtë dhe festive e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Dhe sigurisht festat nuk do të kishin asnjë kuptim pa dhuratat, të cilat ne mezi i presim por njëkohësisht edhe i dhurojmë me shumë kënaqësi tek të dashurit tanë të zemrës. Ja disa ide unike dhe shumë interesante për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri:
1. Shportë e madhe festive
Shporta është gjithnjë një ide shumë e bukur për dhuratë, pasi ajo përcjell atmosferën e festave dhe është ideale si për miqtë, familjarët, kolegët etj. Një larmishmëri të madhe dhe shumë ide interesante për kompozimin e shportave festive, mund të gjeni këtu.
2. Lule Krishtlindjesh me Çokollata
E ku ka më bukur se çokollatat në prag të festave të fundvitit? Dhe e sjellë në formën e një luleje Krishtlindjesh, kjo do të ishte vërtetë një dhuratë e çmuar dhe shumë e ëmbël
3. Spumante e dekoruar si pemë festive e Vitit të Ri
Festat e fundvitit gjithashtu nuk mund të imagjinohen pa spumanten, e cila është një simbol i gëzimit, suksesit dhe sigurisht është e pandashme për natën e ndërrimit të viteve. Prandaj një Spumante e dekoruar si pemë e Vitit të Ri do të ishte një dhuratë fantastike dhe shumë e gjetur.
4. Thes me pako me Çokollata dhe kartolinë festive
Gjithkush do të gëzohej nga një thes me dhurata, që të kujton babagjyshin e Vitit të Ri )) Prandaj një pako e tillë në formën e një “thesi dhurate” me çokollata dhe një kartolinë me dedikim të veçantë, është një ide fantastike që do të gëzonte pa masë personin që mendoni t’ia dhuroni.
5. Çorape festive me Babagjyshin e Vitit të Ri
Çorapet janë një tjetër simbol i festave të Krishtlindjeve. Ato varen afër oxhakut ose në pemën e Vitit të Ri dhe një dhuratë e tillë, e shoqëruar me një foto, do të mbahej mend gjatë dhe do të kishte shumë vlerë.
6. Globa peme me foto
Edhe globat e pemës së Krishtlindjeve të personalizuara me foto për të dashurit tuaj, janë një ide shumë e bukur dhe unike për dhuratë
7. Shportë druri festive me foto
Kjo është një tjetër dhuratë ideale, e cila do ti kujtojë gjithnjë atmosferën festive të fundvitit personit që do t’ia dhuroni.
8. Kornizë për foto me dekor festiv
Është gjithashtu një dhuratë e dizajnuar posaçësrisht për atmosferën e Krishtlindjeve, e dekoruar me babagjyshin prej dëbore./noa/a.k