Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” janë rritur me 3,2 % në muajin nëntor.
INSTAT ka publikuar treguesit e çmimeve të konsumit për muajin nëntor. Ka qenë pikërisht grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike edhe faktori kryesor për ngritjen e inflacionit në masën 1.9% për këtë muaj.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” janë rritur me 2,7 %, ndërsa grupet “Pije alkoolike dhe duhan” e “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” janë rritur secili me nga 1,5 %.
Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me -0,5 %./shqiptarja./a.k