Vido e mëposhtme po bën xhiron e rrjetit. Mijëra persona janë përlotur nga gjesti i nj♪7 qeni teksa ndahej nga i zoti i tij.
Shumëkujt i kujtohen skenat e filmit të famshëm “Haçiko”.
Ryan Jessen nga Kalifornia, mendoi se kishte migrenë por në fakt u shtrua në spital për hemorragji në tru, dhe nuk mundi të rikuperohej.
Stafi i spitalit pranoi që mes të dashurve të ishte dhe qeni i tij Mollie që ta përshëndeste. Momenti emocionues u kap në video dhe më pas u bë virale në rrjetet sociale, ku preku zemrat e qindra-mijëra njerëzve.
“Spitali bërë gjënë më të mirë për ne duke na lejuar të sjellim qenin e tim vëllai që ishte shumë i dashur për të,” tha motra e Ryan. “Dhe nëse e njihni vëllain tim, me siguri do ta dinit se sa i pasionuar ishte pas qenit”./a.m.