Prokuroia e Krimeve të Rënda regjistron dy procedime penale ndaj ish-drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klement Balili, i konsideruar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.
Pa kaluar shumë ditë nga mbërritja e dosjes prej 10 mijë faqesh, burimet thanë se akuza shqiptare regjistroi procedimin penal për veprat e grupit të strukutruar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë, thuhet se është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit Antimafia për pasuritë e 43-vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati.
Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë e Klement Balilit dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.
Për shkak të dosjes me një volum 10 mijë faqe, prokurorët nuk shpjegojnë se kur do t’i drejtohen gjykatës për masë sigurie ndaj Balilit, i cili rezulton sipas sistemit TIMS se në 22 mars ka kryer një udhëtim njëditor në Malin e Zi.
Policia nga ana e saj, gjatë muajit tetor dështoi për kapjen e Klement Balilit operacion për të cilin u hodhen dyshime se ishte dekonspiruar./tch/a.k