Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim ish-kunatin e tij pas një sherri familjar. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Borizanë Krujë, ku 25-vjeçarja me iniciale F.K. është dhunuar nga vëllai i saj Besnik Tema dhe burri me inicialet I.K., 32 vjeç.
Mësohet se e reja ishte në proces divorci me burrin e saj dhe ishte kthyer në banesën e prindërve në fshatin Borizanë. Ditën e djeshme, bashkëshorti ka shkuar në banesën ku ndodhej ajo dhe i ka kërkuar të rikthehej me të. I pranishëm ka qenë edhe vëllai i 25-vjeçares.
Pas debateve e reja nuk ka pranuar të kthehej me burrin dhe si ai ashtu edhe vëllai i saj e kanë dhunuar fizikisht. Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Tema por nuk ka mundur të kapë burrin e 25-vjeçares, i cili është shpallur në kërkim për “dhunë në familje”.
ma.me