Irani ka hapur parkun me lodra luftë për fëmijët, të cilët do të kenë rastin të “sulmojnë armiqtë e tyre në Perëndim”.
Postblloqe ushtarake, kallashnikovë, thasë me rërë dhe bunkerë, mund të shihen në parkun e ri për fëmijë, transmeton Telegrafi.
“Qyteti i lojërave për fëmijët revolucionar” quhet parku më i ri, ku fëmijët mund të pajisen me armë dhe të fillojnë luftën kundër Izraelit dhe Perëndimit.
Në një video të publikuar në internet, mund të shihet se si fëmijët gjuajnë me plumba të plastikës dhe me artileri të rëndë në drejtim të flamurit amerikan dhe në fotografinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Kullat e kontrollit, thasë me rërë, postblloqe të mbushur me mitraloz, granata dhe mina kundër këmbësorisë, të gjitha këto mund t’i ‘shijojnë” të gjithë personat e moshës 8 deri në 13 vjeç që e vizitojnë këtë park. (b.an)