Deputeti i PD-së, Genc Ruli ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin, ditën kur 26 vjet më parë studentët u ngritën në demonstrata duke kërkuar liri.
Ai ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto nga ajo kohë. Mirëpo, më poshtë, një qytetar i shkruan “Kur do t’ia rifillojmë?!”. Në këtë pikë Genc Ruli është paksa pesimist. “Ah sa nevojë kemi t’ia rifillojmë, por historia nuk përsëritet”, shkruan ai.