OVL’ja e UÇK’së përmes një komunikate shpreh kundërshtimin e ndërtimit të murin në veri të Mitrovicës, duke thënë se që nga pas lufta, politikat vendore dhe ndërkombëtare i kanë lejuar serbët e Kosovës dhe strukturat paralele nga Serbia që të veprojnë paralelisht brenda shtetit. Ata kërkojnë nga Qeveria të mos lejojnë më provokime të tilla, sepse situata është afër eskalimit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundërshton ashpër ndërtimin e murit në urën mbi lumin Ibër të Mitrovicës, presionet e vazhdueshme, spastrimin etnik, mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve në veriun e Mitrovices dhe lejimin e strukturave paralele atje.
Përmes komunikatës për media, ata thonë se që nga paslufta e deri më tani, politika vendore dhe ndërkombëtare, e ka lejuar minoritetin serb dhe strukturat paralele nga Serbia, që të veprojnë paralelisht brenda shtetit të Kosovës, citohet Express. (b.an)