Kryetari i PD-së ka folur nga “sheshi Demokracia” në Qytetin Studenti, i rrethuar nga të rinjtë e FRPD-së, të cilët kanë protestuar njëherësh në shumë institucione të qeverisë shqiptare. Basha deklaroi se të rinjtë e dhjetorit të vitit 90’ ia dolën të mundin frikën, një mesazh që sipas Bashës duhet ta kuptojnë të rinjtë e sotëm, në mënyrë që të mos lejojnë autokracinë e qeverisë së sotme që të dominojë jetët e tyre. Basha ka bërë thirrje që çdo i ri smund dhe sduhet të jetë servil i kryetarit por një forcë e ndryshimit të vendit dhe të së nesërmes.
“Si mundi një grup të rinj të përballet me diktaturën më të egër në Shqipëri? Këtë pyetje ja kam bërë vetes vazhdimisht… cili ishte sekreti?
Vranë frikën me kurajo! Nuk e vranë me armë, me armë, me tanke. Frikën nga diktatura, nga sigurimi… nuk ju kundërvu tankut me tank, dogmës me dogëm… e vranë frikën me vlerën e lirisë dhe ajo u hap si mundësi për të gjithë shqiptarët. Cfarë mësimi më të vyer se ky mund të ketë rinia shqiptare dhe e gjithë shoqëria? Forca më e madhe dhe më e papërballueshme e cdo shoqërie, është rinia që ngrihet dhe lufton për liri.
26 vite më parë kërkuam liri dhe demokrati, sot pas 26 vitesh, liria dhe demokracia mbeten aspirata të vendit të paplotësuara… Të flasim së bashku me njëri tjetrin, me rininë shqiptare, për sfidat tona dhe për rrugën që do të përshkojmë së bashku, të rinjtë në ballë dhe pas tyre e gjithë shqipëria, të djathtë e të majtë për një Shqipëri europiane….!
Pse jemi të fundit, pse nuk jemi zotër të fateve tona? Cfarë duhet të bëjmë më shumë? Çfarë shkoi keq dhe sesi do ta ndryshojmë? Më lejoni të ndaj me ju disa nga reflektimet e mia, mbi gabimet që ka bërë kundërshtari, mbi gabimet që kemi bërë dhe ne…
Sot nuk kemi demokraci, sot kemi autokraci, sundim i kufizuar në duart e kryeministrit, në një grusht njerëzish…! Kemi një media të nënshtruar, të trembur dhe të shantazhuar. Me ushtri e arradha që nuk poërfaqësojnë interesat e njerëzve por të pushtetarëve. Me njerëz të frikësuar se mos humbin dhe bukën e gojës. Të një Shqipërie ku nuk ecën përpara i zoti, i afti, maturanti me mesataren më të lartë, sipërmarrësi i ndershëm… por ecën përpara ajo që përcakton njishi, i forti, i forti i katundit, i qytetit, i forti i kryeministrisë!… që përcakton nga zyra e tij, nga telefoni i tij se cili biznes do të ecë dhe kush jo, sesi mijëra studentë nuk shkojnë dot përpara sepse u rriten tarifat… sesi deputetë nuk bëhen ata që përfaqësojnë më mirë interesat e të majtëve dhe të djathtëve, por ata që plotësojnë kriteret dhe interesat e kryetarit.”- tha Basha./java/a.k