Është shumë e mundshme që Kosovës t’i hiqen vizat gjatë këtij viti. Kështu ka thënë një burim brenda Bashkimit Evropian.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe raportuese për vizat për Kosovën, Tanja Fajon, e cila në Twitterin e saj ka thënë se është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën, transmeton Indeksonline.
“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU!
Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Tëitter, citohet Zëri. (b.an).