Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i kanë bllokuar llogarinë në rrjetin e tij social në Facebook, një gjest që e lajmëron vetë ministri përmes Twitterit.
Ministri i LSI-së thonë se e gjithë kjo është vepër e “kajtushkave të fjalës së lirë”, të cilët sipas tij i kanë kërkuar “Facebook” t’i mbyllë atij profilin.
“’Katjushkat’ e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar komunikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, shkruan ministri Manjani në twitter./java/a.k