Një i moshuar u gjet i pajetë në Tiranë mëngjesin e së enjtes. Sipas policisë, nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë verifikuar shenja dhune. Trupi i pajetë i përket shtetasit me iniciale Y.H.
“Rreth orës 08:00, në rrugën e “Qelqit”, mbrapa ish-Fabrikës së Qelqit, është gjetur një trup i pajetë.
Nga veprimet paraprake, nuk ka shenja të dukshme dhune.
Në vendngjarje grupi hetimor ka identifikuar viktimën, shtetasit Y. H., 71 vjeç.
Po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.