Reali i Madridit ka dalë në mbrojtje yllit të saj Cristiano Ronaldos në lidhje me akuzat e ditëve të fundit për evasion fiskal. Sipas “El Mundo”, fituesi i tre herë topit të artë nuk ka deklaruar një shumë prej 150 mln eurosh të fshehura duke iu shmangur autoriteteve tatimore.
Reagimi i Real Madrid
“Në lidhje me historitë e publikuara këto ditë për pagesën e taksave nga ana e lojtarit tonë dhe faktin se sipas çertifikatës së taksave spanjolle rezulton se Cristiano Ronaldo i ka shlyer të gjitha detyrimet taksative ndaj shtetit. Për këtë arsye klubi i Real Madrid kërkon që të tregohet më shumë respekt për lojtarin tonë, sjellja e të cilit deri më tani ka qenë shembullore”.
ma.me