Aksidenti tragjik në Kolombi ku pothuajse u shua një klub i tërë ka bërë bashkë shumë legjenda të futbollit. Të gatshëm për t’ju bashkuar Chapecoenses pa asnjë lloji përfitimi kanë qenë shumë futbollistë me zë brazilian e argjentinas, por edhe të kombësive të tjerë.
Janë plot 11 lojtarë ose një ekip i tërë që kanë bërë këtë zgjedhje. Ronaldinho, Kaka, Maicon, Rikuelme, Neto, Adriano, Alison, Douglas, Lucas Silva, Ze Roberto, Gudjonsen. Të gjithë këta lojtarë kanë marrë përsipër të rimëkëmbin Chapecoensen.
Kujtojmë se Federata e Brazil ka vendosur që për tre vitet e ardhshme të mos lejojë që kjo skuadër të zbresë nga kategoria. Si dhe të gjithë klubet e Seria A në Brazil e Argjentinë janë vënë në dispozicion për të ofruar lojtarë falas për klubin.
ma.me