Policia italiane ka kryer një operacion të gjërë në Frozinone të Italisë ku ka arrestuar plotë 43 persona të dyshuar si pjesëtarë të një organizate droge. Mes tyre janë edhe dy shqiptare, njëri 63 vjeç me inicialet G.V. dhe tjetri 29 vjeç me inicialet M.V. Ky i fundit është edhe i biri i grosistit shqiptar të drogës.
Mësohet se baba e birë kishin role drejtuese në organizatën famëkeqe të drogës me bazë ne Kazermone. Ata kishin krijuar lidhje me furnizues droge nga Kolumbia. Droga vinte prej andej në Holandë dhe prej Holandës në Veri të Italisë. Në Kazermone ishte edhe fabrika e distribuimit të drogës. Plot 11 persona merreshin me paketimin, ndërsa 22 të tjerë ishin shpërndarës. Droga që tregtohej nga organizata ishte kryesisht marijuanë dhe kokainë. /ma.me