Baba i dy fëmijëve dhe i divorcuar nga gruaja. Është gjetur këtë të mërkurë trupi i pajetë i Tonin Dobrozit, rreth të 40-tave, në ambientet e shtëpisë së tij në fshatin Bilaj në Krujë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet e para rezulton se Dobruzi nuk ka patur shenja dhune në trup. Dyshimet janë se ai mund të ketë vdekur disa ditë më parë.
Fëmijët i kishin kaluar në kujdestari gruas së tij, me të cilën ishin divorcuar./java/a.k