Kreu i Kuvendit Ilri Meta është takuar këtë të mërkurë me komisionerin për zgjerim Johanes Hahn, i cili është shprehur se pavarësisht ecdurisë së dukshme positive të Shqipërisë drejti integrimit, negociatat do të mund të ecin më para vetëm me implementimin e reformës në dretësi.
Nga ana e tij Meta ka falenderuar eurokomisioneri për mbështetjen e tij të pakursyer ndaj vendit duke thënë se “Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”.
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në përmbushjen e prioriteteve dhe e falënderoi Kryetarin Meta për mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin evropian të vendit.
Hahn theksoi se suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive./java/a.k