Një nxënës shkolle është vrarë në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Mediat kosovare shkruajnë se i riu është qëlluar 4 herë me armë zjarri, raporton Kosovapress.
Policia deri më tani nuk ka njoftuar ende për këtë vrasje. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit.