Samsungu në gjeneratën e ardhshme të telefonave Galaxy pritet të veprojë ngjashëm si Apple te iPhone 7.
Kompania Samsung te Galaxy S8 pritet të heq portin për kufje dhe butonin. Me këtë veprim Samsungu pranon të ardhmen e telefonave pa kallo, veçanërisht kur Apple ia doli të heq kabllon e kufjeve.
Faqja Sammobile raporton se Samsungu do të heq edhe butonin kryesor, për ta zëvendësuar me sistemin për njohje të gishtërinjve, i cili do të jetë i përfshirë në ekran, transmeton Koha.net.
Galaxy S8 do të vijë në dy versione. Versioni i parë do të jetë S8 me ekran 5.5-inç ndërsa ai kryesori me 6.2-inç.Samsungu gjeneratën e re të telefonave pritet ta lansojë në muajin shkurt, përgatiti Koha. (b.an)