Ministria e Shëndetësisë projekton dhënien me koncesion të shërbimit laboratorik dhe kjo nismë po gjen mbështetje në rradhët e bluzave të bardha dhe shefave të shërbimit në QSUT që pret edhe fluksin më të madh të pacientëve.
Dr. Agron Ylli, shefi i shërbimit të Endrokrinologjisë e sheh Partneritetin Publik Privat për laboratorët si një zgjidhje për të ofruar më shumë cilësi, dhe për ti shërbyer popullatës.
Ylli: Një zgjidhje që mund të bëjë në këtë situatë që ndodhen laboratoret publike. Dhënia e një PPP ndoshta do të jetë një shkëndijë për të ndryshuar situatën e laboratorëve në Shqipëri. Ne na interesojnë që laboratorët publike të kenë cilësi të dozimeve të tyre, të jenë të akredituara dhe të punojnë në një sistem që ti shërbejë të gjithë popullatës që kanë nevojë për këto ekzaminime.
Dr. Ylli thotë se laboratorët falë këtij partneriteti do të akreditohen dhe do të të jenë të besueshme edhe përsa i takon rezultateve të analizave.
Kryerja e analizave është një e drejtë e pacientëve, por ndihmon gjithashtu mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve, raporton oranews.
Mjekët sugjerojnë që Ministria e Shëndetësisë të kryejë edhe kontrolle tek laboratorët privat, me qëllim që të garantohet cilësi edhe në këtë shërbim./a.k