Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima nuk ka ndërmend të largohet lehtë nga Partia Socialiste. Në një kohë kur kryesia e PS i propozoi Asamblesë përjashtimin e Kokëdhimës nga funksionet drejtuese në parti, më konkretisht nga Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Kokëdhima zhvillonte paralelisht një takim me mbështetës të tij në Vlorë, ku deklaroi se askush nuk do ta pengojë atë për ristrukturimin e partisë.
“Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё. Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё i lodhur e i raskapitur vёrtet, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon”, kercenon Kokëdhima.
Po gjatë këtij bashkëbisedimi, Kokëdhima ka njoftuar për nismën e fundit që do të ndërmarrë lidhur me peticionin për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve.
Kokëdhima ka sqaruar zgjedhjet me formulën e Primareve, që sipas tij i japin të drejtën anëtarësisë që të votojë më parë kandidatët e propozuar për deputet dhe i heq kompetencën direkte kryetarit për të zgjedhur ata që ai ka qejf. Por duket se në këtë propozim Kokëdhima shikon dhe një rezistencë nga drejtuesit e partive, teksa shton se vetë dëshira e socialistëve është për krijimin e një fryme të re. Madje ai propozon që kjo formulë të jetë edhe më e shtrirë se Partia Socialiste.
“Shumë njerëz mё pyesin ngado qё shkoj se si do mundemi t’i realizojmё ndryshimet e dёshiruara pa mbёshtetjen e drejtuesve tё partisë. Unё jam i bindur se tё gjithё socialistёt i duan kёto ndryshime tё patundura te njerёzit dhe socialistёt e thjeshtё tё bazёs. Kam besim tё patundur te rinia nё pёrgjithёsi dhe te rinia universitare nё veçanti”– thotë ai.