Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg” për Ferdinand Rukon, i cili hodhi gruan nga dritarja e tualetit në Fier, disa ditë më parë. Mësohet se Ruko nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjyq në lidhje me ngjarjen, teksa eshte pare ne gjendje te renduar emocionale ne sallë.
Televizioni Klan ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së tij përpara hetuesve. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë. Ai ka rrëfyer me detaje në polici atë çka ndodhi në apartamentin e tyre.
Ferdinand Rukaj u tha hetuesve se ai kishte shkuar në shtëpi më 3 Dhjetor, por Liljana nuk e ka pranuar. Mes tyre nisi debati lidhur me vajzën vogël të sëmurë. Sipas rrëfimit të tij, në debat e sipër, Liljana i kishte thënë: Tani do më shohësh se kush do jem dhe ku do vesh”.
Më pas kishte nisur edhe përplasja fizike mes tyre. Në dëshminë e Rukajt shihet se ai e akuzonte atë se kishte prishur shtëpinë ndërsa ajo e akuzon si kriminel dhe gjakpirës.
Hodhi gruan nga dritarja e tualetit, zbardhet dëshmia e bashkëshortit
Ata kishin vetëm dy javë që ishin kthyer nga Gjermania. Por, kthimi në atdhe rezultoi fatal për 42-vjeçaren nga Fieri, Liljana Ruko.
Edhe pse fqinjët i njihnin për familje të qetë dhe pa probleme, sot në mesditë mes Liljanës dhe bashkëshortit të saj, Ferdinand Ruko ka pasur një sherr rreth orës 15:43.
Nga dëshmia e dhënë në Polici, “Panorama” mëson se, bashkëshorti i Liljanës, ka treguar momentin e zënkës.
I marrë vazhdimisht në pyetje, burri ka thënë se kishte dyshime të forta për tradhti dhe se e donte gruan e tij. Ai u ka thënë hetuesve se nuk ka dashur që ta hidhte, raporton “Panorama”.
“Nuk kam çfarë t’ju them më shumë. Ne bëmë sherr, nuk e mohoj. Pata ca pyetje për të e doja të më përgjigjej. Isha xheloz. Ajo s’më jepte përgjigje, por më thoshte dua të ndahem nga ty. Unë nuk e lejoja dot ndarjen. Kështu nisën përplasjet”- ka thënë ai.
Më tej ai mohon se e ka hedhur. “Nuk është e vërtetë që e kam hedhur, ajo u rrëzua vetë e unë doja ta mbaja, por ajo më ra nga duart. Ne të dy nuk kishim asnjë arsye që të ndaheshim”, mësohet të ketë thënë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm Ferdinand Ruko, i cili, sipas hetuesve, mund të ketë pasur dhe më herët probleme me depresionin.
ma.me