Një lindje e pazakontë teksa ndodhej në fluturim, ka bërë që piloti të bëjë ulje të detyruar.
Natën mes të dielës dhe të hënës një grua e cila po udhëtonte me avion nga Philadelphia për në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përfshi nga dhimbjet.
Për pasojë avioni 556 u detyrua të bëjë ulje emergjence në Charleston të Karolinës së Jugut.
Pavarësisht uljes emergjente, gruaja e solli në jetë fëmijën shëndoshë e mirë në avion, e asistuar nga një murgeshë e specializuar për mjekësi, e cila ndodhej në avion.
d.i.