Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A 32 në Torino.
Një makinë “Audi A6” ka marrë përpara dy punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës që po punonin brenda tunelit.
Një prej punëtorëve, shqiptari Bujar Krasnaj, 29 vjeç ka humbur jetën menjëherë ndërsa shoku i tij u plagos rëndë raporton BW. Autostrada është mbyllur në të dyja drejtimet ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar Kryqi i Kuq, policia dhe zjarrfikësit.
Mediat italiane shkuajnë se automjeti ka hyrë në parakalim brenda tunelit duke goditur karrocën ku po punonte 29-vjeçari shqiptar Bujar Krasnaj. Shoferi më pas ndaloi dhe është shoqëruar në spital në gjendje shoku dhe pritet të arrestohet, ndërsa do t’iu nënshtrohet edhe analizave për gjendjen e tij në momentin e aksidentit./a.m.