Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, morën pjesë në një mbrëmje për mbledhjen e fondeve mbi ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Lajmin e ka bërë publik vetë kreu i bashkisë më të madhe në vend, i cili ka shkruar se tashmë do të ketë edhe një tjetër format këndi lojërash në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në profilin e tij në Twitter ka dhënë detaje rreth mbledhjes së financimit të duhur për nismën “Crowd Funding”.
“Ja dolëm! Mblodhëm gjithë shumën mes Bashkisë Tiranë, UNDP Albania & shumë bamirësve për Këndin e Lodrave të fëmijëve nga Personat me Aftësi të Kufizuar”, shkruan Veliaj./express/a.k