Komisioni i Venecias e ka gati opinionin final përsa i përket ligjit të vettingut të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.
Burimet i thanë Ora News së të mërkurën datë 7 dhjetor, Ambasada e Bashkimit Europian do të shpërndajë një kopje konfidenciale të opinionit, i cili i jep të drejtë Komisionit të reformës në drejtësi për ligjin e vettingut raporton Ora News.
Opinioni i Komisionit të Venecias, sipas të njëjtave burime, thekson se ligji nuk shkel asnjë nga Konventat Ndërkombëtare.
Kjo u la të kuptohet edhe sot nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sfidoi Gjykatën Kushtetuese që ti bindet opinionit të Komisionit të Venecias./a.m.