Partia Demokratike i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit rama për një pagesë sipas selisë blu 80 mijë dollarë për fototn me presidentin amerikan Obama.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, teksa i ka kërkuar kryeministrit të bëjë publike një sërë kontratash të rëndësishme, riktheu në kujtesë edhe akuzat për fototn në fjalë.
Deklarata e plotë për mediat:
Korrupsioni luftohet duke bërë transparent vendimet dhe kontratat.
Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike;
Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up
Kontratën e stadiumit Qemal Stafa
Kontratën për hemodializën
Kontratën për laboratorët, për sterilizimin
Kontratën për sheshin skenderbej
Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës
Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit
Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve
Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë nje foto me Obamën.
/a.m.