Drejtësia greke hodhi sot poshtë kërkesën turke për ekstradimin e tre ushtarëve turq, të cilët u arratisën në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, bënë të ditur burime gjyqësore.
Ankaraja kërkoi ekstradimin e këtyre ushtarakëve, të arratisur në Greqi, së bashku me pesë oficerë të tjerë duke i akuzuar veçanërisht për rrëzim të qeverisë së zgjedhur të vendit dhe përpjekje për vrasjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Këshilli i avokatëve të Gjykatës së Apelit, i mbështetur në ekstradimet, do të shprehet nesër për fatin e grupit”, sipas të njëjtit burim./a.m.