Pas zgjedhjeve të djeshme lokale në Drenas të cilat nuk caktuan kryetarin e kësaj komune, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori 50 për qind të votave të nevojshme, KQZ caktoi datën e mbajtjes së balotazhit.
Balotazhi mbahet më 18 dhjetor, transmeton Koha.net. Këtë e vendim e kanë marrë anëtarët e KQZ-së.
Në balotazh do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës.
Sipas Valdete Dakës ky propozim vjen pasi fundi i muajit nënkupton shumë festa shtetërore dhe arsyeja tjetër është se ka interes për monitorimin e zgjedhjeve edhe nga ana e monitoruesve evropian. (b.an)