Monedha e përbashkët evropiane euro, ‘ra’ ndjeshëm në bursat ndërkombëtare mëngjesin e së hënës, pas deklaratës së kryeministrit italian, Mateo Renzi, se do të japë dorëheqjen nëse reforma kushtetuese, e cila do të stabilizonte sistemin bankar të lëkundshëm të Italisë, nuk do të miratohet.
Lëvizjet në tregjet ndërkombëtare u reflektuan edhe në tregun e këmbimit valutor vendas. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot 0.03 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan dhe paundi britanik fituan përkatësisht 0.01 lekë dhe 1,35 lekë.
Duke iu referuar bursave ndërkombëtare, monedha euro shënoi një rënie shumë të thellë, me 2.05 për qind kundrejt jenit. Ajo u këmbye me 118.71 euro për jen, duke lënë pas nivlelin e lartë prej 119.85 euro për jen.
Ndërsa indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit u rrit me 0.6 për qind në 101.37.
Kundrejt jenit, dollari amerikan ra me 0.1 për qind, duke u këmbyer me 113.41 dollarë për jen, duke lënë pas nivelin e lartë prej 113.85 dollarë për jen.
Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
Dollari Amerikan | USD | 127.63 | +0.01 | |
EURO | EUR | 135.87 | -0.03 | |
Poundi Britanik | GBP | 162.28 | +1.35 | |
Franga Zviceriane | CHF | 125.89 | -0.25 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 111.68 | -0.44 | |
Dollari Australian | AUD | 94.69 | -0.03 | |
Dollari Kanadez | CAD | 95.76 | -0.16 | |
Korona Suedeze | SEK | 13.89 | +0.04 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 15.16 | +0.02 | |
Korona Daneze | DKK | 18.28 | +0.02 | |
SDR | SDR | 172.95 | +0.24 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 148658.32 | -928.91 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2112.28 | +18.67 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 18.28 | +0.02 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 18.54 | +0.01 |