Edhe kësaj here në rrjetin e tij social, Kryeministri Edi Rama ka patur debate dhe replika me komentuesit e tij, fill pas publikimit të “Komunikimit të Javës” në facebook, i cili ju kushtua buxhetit të vitit të ardhshëm.
Replikat:
KOMENTUESI 1: Nuk bëhen llogaritë ashtu o z.kryeministër, po të lumtë ty e atyre injorantëve sahanlëpirës që ke në kabinet, respekte veç për M.Kumbaron që e ka me pasion.
EDI RAMA: Pse si bëhen llogaritë Artan (?) dhe ndërkohë gjuhen mund edhe të mos e lëshosh kështu sepse nuk është argument?
KOMENTUESI 1: Ok atëherë dy mënyra si argument: PIB, (produit interiur brut ou produit interiur de bonheur), po na rrofshin diplomat europiane të marra me djersë se tani e koha e damkaukëve analfabet, nejse..
EDI RAMA: Nuk the asgjë i dashur dhe nuk shkruhet “damkauk”, s’është shqip!
KOMENTUESI 2: E dimë se je shumë puntor sepse sa herë vimë në Tiranë kalojmë nga rruga e Arbërit!
EDI RAMA: Ironi pa vend Besmir, për Rrugen e Arbërit kanë nisur procedurat dhe ta bejmë
KOMENTUESI 3: Zoti Kryeministër do na ngrihet edhe neve të ushtrisë rroga?
EDI RAMA: Po, sigurisht!
KOMENTUESI 4: Zoti Rama shko e shifi rrethinat e Shkodrës nuk janë serbë po shqiptarë
EDI RAMA: Rrethinat e Shkodrës duhet t’i shikojë Bashkia e Shkodrës!/java/a.k