Përbërësit (për 4 persona):
1 pulë mesatare
1 kokërr limoni
Gjethe trumze të freskëta
2 lugë vaj ulliri
2 theplinj hudhër
3 karota mesatare
2 kungulleshka mesatare
Rigon, piper i zi
Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Grini në fillim limonin në feta të holla, theplinjtë e hudhrës, karotat në formë kubike dhe kungulleshkat.
Hidhini ato në një tavë, me vaj ulliri. Ndërkohë, lani pulën, marinojeni atë me rigon, piper dhe gjethe trumze dhe lyeni me vaj ulliri. Futeni në tavë bashkë me perimet dhe lëreni të piqet. Kontrollojeni herë pas here në mënyrë që të skuqet nga të gjitha anët. Mos e lini më shumë se 40 – 45 minuta.