Mediat franceze raportojnë se kryeministri, Maunel Valls pritet të njoftojë se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm. Zyra e Valls e ka publikuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se ai do e bëjë të ditur këtë gjatë ditës së sotme, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.
Njoftimi bëhet i ditur pasi ish kryeministri, François Fillon e ka siguruar një fitore të për tu bërë kandidati presidencial i qendrës së djathtë.
Socialistët që janë në pushtet pritet të organizojnë garën e brendshme partiake në janar për të zgjedhur kandidatin e tyre. Sondazhet momentalisht tregojnë se socialistët gjenden më poshtë me përkrahje popullore se sa Republikanët e qendrës së djathtë dhe partitë e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale mbahen në dy raunde, njëri në muajin prill e tjetri në maj të vitit 2017, përgatiti Koha. (b.an)