Pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit duket se brenda PD-së situate nuk është më e qetë, pavarësisht se kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se kjo forcë politike doli e fituar. Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikejanë zhvilluar debate.
Ish-kryetarja e Parlamentit dhe deputetja e vetme e PD-së që ka pranuar publikisht humbjen, Jozefina Topalli, nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të partisë, Lulzim Basha, për organizimin e zgjedhjeve dhe sjelljen e disa prej kryetarëve të PD në rrethe pas publikimit të rezultateve.
Duke i ngarkuar drejtuesit e degëve lokalë të PD në rrethe me përgjegjësinë kryesore të humbjes, Topalli kërkoi nga Basha që të marrë masa ndaj tyre, madje edhe të shkarkojë ndonjë që ka thyer rregullat. “Kryetar kam një vërejtje. Dua që t’u kërkoni kryetarëve të degëve që të mos mbajnë qëndrime të tilla. Ata janë persona që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në rezultatet që Partia Demokratike ka arritur në këto zgjedhje, pasi janë ata që duhet të organizojnë strukturat. Kërkoj që secili prej tyre të mbajë përgjegjësi për ato që thotë dhe shkruan”, i është drejtuar Topalli Bashës
Ndërkohë që kreu i PDsë, duke iu referuar një shprehjeje të ishPresidentit amerikan, Donald Regan, i ka kujtuar Topallit se betejën politike demokratët e kanë me njëritjetrin, por me maxhorancën në pushtet. “Betejën e kemi me kundërshtarët dhe jo me veten, ndaj në këto muaj në vazhdim dua që të gjithë bashkë të bëjmë analizën e humbjes dhe jo të drejtojmë gishtin drejt njëritjetrit”, i ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, deputetes së Shkodrës, Topalli.
Por deputeti i qarkut të Lezhës, Mhill Fufi ka reaguar duke I kujtuar Jozefinës që edhe vetë ajo ka përgjegjësi për të zgjedhurën e saj në KQZ, Lefterije Luzi.
“Një pyetje kam për ju zonja Topalli. Po ju mbani përgjegjësi që çuat në KQZ, Lefterinë? Ajo tani është bërë me maxhorancën dhe mban krahun e tyre, kush mund të përgjigjet për këtë situatë?”, deklaroi Fufi.