Një fshat në Skoci mori dhuratë 384 mijë paund nga një ushtar gjerman, që kishte qenë rob gjatë Luftës së Dytë Botërore. Heinrich Steinmeyer nga Gjermania u kap rob në Francë, në vitin 1944, kur ishte 19 vjeç dhe u mbajt si i burgosur lufte në një kamp në Cultybraggan, pranë fshatit Comrie shkruan The Guardian.
Ai qëndroi atje deri në qershor të 1945-ës, ku u transferua në një tjetër kamp, në Caithness dhe më vonë në Fife, deri sa u la i lirë në 1948-ën. Ish-ushtari u kthye në Comrie pasi u lirua dhe pasi përfundoi lufta, ku lidhi një miqësi të përjetshme më atë fshat.
Steinmeyer vdiq në vitin 2014-ën në moshën 90-vjecare dhe hiri i toj u shpërnda ën kodrat mbi kamp të atij fshati. Pas vdekjes së tij juristëve iu deshën disa vite për t’u garantuar se fshati do të mund të merrte paratë, që ai i kishte lënë trashëgimi me vullnet të lirë. “Gjatë periudhës së burgimit, Heinrich Steinmeyer ishte prekur shumë nga sjellja e mirë e treguar ndaj ti nga skocezët, të cilën nuk e priste aspak”, shkruan gazeta “Courier”, duke cituar Andrew Reid, i cili do të kujdeset për shpërndarjen e kësaj shume parash.“Courier” ka cituar gjithashtu vullnetin e Steinmeyer që thotë: “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time njerëzve të Skocisë për mirësjelljen dhe bujarinë e tyre, që kam marrë atje gjatë burgimit tim por edhe më vonë.