Një pjesë e mirë e moshatarëve të tij në mbarë botën janë ende në kërkim të një pune, ndërsa ai vetë është sot i riu më i pasur nën 30 vjeç.
Bëhet fjalë për John Collison, themeluesi i “Stripe”. Pesë vite më parë ai nuk kishte asgjë, përveç një ideje. Në 2011 ai përveshi mëngët së bashku me të vëllanë, Patrick dhe hedh në treg shërbimin e pagesave në internet.
U deshën pak muaj për të kuptuar potencialin e asaj që kishin krijuar dhe dy të rinjtë vazhduan që ato pak të ardhura të siguruara në muajt e parë t’i investonin sërish në përmirësimin e idesë së tyre.
Frutet do t’i merrnin shumë shpejt. “Stripe” gradualisht do të zaptonte tregun dhe sot cilësohet nga revista Forbes si shërbimi i pagesave në internet me i suksesshëm shkruan tch. Ky sukses i ka siguruar John Collison, 26 vjeç një pasuri prej 1 miliard dollarë dhe që vazhdon të shtohet. Vetë i riu është renditur nga “Bibla e kapitalizmit” , “Forbes” në vendin e parë të të rinjve nën 30 vjeç të pasur në botë, sigurisht me kriterin që këtë pasuri ta kenë vendosur vetë./a.m.